Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë sot vendim për votat e diasporës së Greqisë e cila ka krijuar probleme në procesin e numërimit.

Për këtë arsye, KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga Parku Olimpik, me përjashtim të medias dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Në vendimin  e ditës së djeshme (15 maj), KQZ thotë se ka anuluar akreditimin e të gjithë vëzhguesve në vendin e numërimit (Parku Olimpik) me përjashtim të atyre ndërkombëtarë.

(Organizatat e shoqërisë civile duhet të riparaqesin kërkesën për akreditimin e vëzhguesve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 12:00 e datës 16 maj. Kërkesat për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike pranë KQZ duhet të paraqiten jo më vonë se ora 24:00”, thuhet në vendimin e KQZ.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb