Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në tapetin e kuq, në sheshin Skënderbej ku dhe do të zhvillojë punimet takimi i 6-të i Komuniteti Politik Europian.
Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka mirëpritur të gjithë liderit europianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Pas shtrëngimit të duarve me Ramën, presidenti serb ka dhënë një prononcim për mediat ndërkombëtare duke deklaruar se e dinte që do të kritikohej për vizitën që zhvilloi në Moskë, me ftesë të Putin, gjatë paradës së 9 majit, dita e fitores mbi nazizmin.
Ndërkaq, gjatë punimeve të Samitit në Tiranë nuk pritet të ketë takime mes delegacionit serb dhe atij të Kosovës. E pranishme ndodhet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjithashtu u prit nga kryeministri Edi Rama në tapetin e kuq.
(BalkanWeb)
