Në Tiranë zhvilloi punimet sot Samiti i 6-të Politik Europian, për herë të parë një organizim i këtij niveli mbahet në Shqipëri.
I pari që mori fjalën para 47 liderve nga kontinenti europoian, ishte kryeministri Edi Rama.
“Europa është udhëtim dhe udhëtimi është bërë i vështirë. Më besoni që jam vënë në vështirësi të gjej fjalët në drejtimin e këtij samiti.
Nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin tim t’ju mirëpresim të gjithëve. Në këtë shtëpi të kërkuar posaçërisht për këtë, ku nuk jeni të rrethuar nga zbrazëtia e një vendi takimesh por nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Europën”, tha ai.
(BalkanWeb)
