Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian “këshilloi” shtetet europiane se bashkëpunimi nuk sjell humbje.
Shefi i qeverisë tha se BE, që nga krijimi i tij si union politiko-ekonomik, u tregoi Europës dhe më gjerë se ata që dikur kishin qenë armiq, mund të bëheshin edhe miq.
Edi Rama: Kjo Evropë që i dha jetë projektit më të pangjashëm në histori, BE, na mësoi se dhe ish-armiqtë mund të ishin bashkë. Kthyen lumenjtë e vjetër të gjakut në rrugë të reja paqeje.
Ishte ajo Evropë që na mësoi se në mes të konflikteve me të tmerrshme të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë.
I kemi mbijetuar shkatërrimit e rrënimit, e kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrentë.
Ja pse shpresa në atë Evropën tjetër është këtu. Idealisti më i madh nuk jeton në Bruksel por në Tiranë e Podgoricë. I kemi mbijetuar lajmeve të rreme, dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës.
Ja pse ndiejmë nevojën për një lloj të ri politike, jo vetëm ca jemi por si jemi mes vetes së bashku.
Më lini tju pyes, pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, të shkencës, aleancë përtej armatimit, inovacion ku territoret që nuk janë anëtarë të BE, të bëhen kufij të rinj investimi, ringjallje e asaj që u pa pas rrëzimit të murit të Berlinit, ku vërshuan investime.
T’i japim të rinjve të Evropës, bizneseve të reja, një arsye të mirë për të qëndruar se sa të flasim për armatim, një arsye të fortë për të qëndruar në tokën e tyre.
(BalkanWeb)
