“Shqipëria është Europë”! Kështu u shpreh kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Ajo tha se ndërtimi i një Europe të re nuk mund të bëhet pa Ballkanin Perëndimor.

Giorgia Meloni: Falenderoj Edin jo se jetojmë në protektorat por se më ka bërë të ndjehem shumë e re te video që na u shfaq. Uroj  Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës . Jam e kënaqur që Evropa do të mbështetet pikërisht tek këmbëngulja e vendosmëria e tij.

Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të tregojë se kush është evropian apo jo.

BE është sot pikërisht ajo që do e doja, dëshira e ribashkimit të familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore.

Nëse dëshirojmë të ndërtojmë Evropën e re në një botë të re nuk e bëjmë dot pa Ballkanin Perëndimor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb