Sot, në orën 17:00 pritet që të mbahet protesta e Partisë Demokratike te Bulevardi i Ri në Tiranë.
Siç shikohet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa për Balkanweb, policia dhe gardhe metalike janë në terren. Po bëhet çdo gjë, që të merren masa për këtë protestë.
Kujtojmë se protesta e PD-së po mbahet në të njëjtën ditë kur në kryeqytetin shqiptar mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku janë të pranishëm liderë europianë.
PD nuk ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, që u fituan nga PS, duke thënë se procesi zgjedhor është manipuluar.
(Balkanweb)
