BRITANI E MADHE – Ky çift i sapomartuar me siguri nuk ka për ta harruar kurrë ditën e dasmës. Dhëndri gjatë realizimit të setit fotografik është kafshuar nga një gjarpër.

Laura Loretz 33-vjeçe dhe Johnny Benson nga Fort Colling i Kolorados, kanë ndërruar unazat në kishën katolike Shën Jozefi pasditen e së hënës.
Pas ceremonisë së organizuar, ata ishin nisur për në parkun Horsetooth për të realizuar disa foto, por kurrë nuk kishin menduar se do t’iu ndodhë diçka e keqe.

Derisa Johnny 44-vjeç po qëndronte i ulur prapa bashkëshortes së tij për të kapur foto interesante por një gjarpër u shfaq papritur dhe kafshoi në këmbë. Menjëherë aty mbërriti ambulanca, e cila i dha dhe ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb