Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media me homologen e Danimarkës, ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë një batutë mbi motin ku në “shënjestër” ishte Keir Starmer. Rama, për të tretën herë nga dje sot, e ngacmoi për reshjet dhe ‘motin e keq që kishte sjellë ai në Tiranë’, duke thënë se ‘pas largimit të Starmer nga Shqipëria, dielli do të kthehet sërish’.

Ai gjithashtu bëri një njoftim për një ngjarje të rëndësishme që do të zhvillohet nesër, një forum investimesh, ku pritet të marrin pjesë investitorë të zëshëm nga Lindja e Mesme, Europa dhe SHBA. Rama e përshkroi këtë si një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe për Tiranën, duke e quajtur atë një ditë të mirë për qytetin dhe vendin.

Edi Rama: Nesër këtu kemi një eveniment fantastik, një forum të shkëlqyer investimesh me një numër të madh investuesish shumë të shquar që vijnë nga Lindja e Mesme, Europa dhe Amerika dhe do të jetë një tjetër ditë e shkëlqyer për Tiranën dhe Shqipërinë.

Dhe nesër jam i sigurt që pasi kryeministri britanik të largohet nga vendi do të kthehet dielli.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb