Nën tingujt e “We can build our dreams on suspicious minds” (Ne mund t’i ndërtojmë ëndrrat tona mbi mendje dyshuese) Elvis Presley, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Samiti i djeshëm në Tiranë ku liderët europianë zbarkuan në kryeqytetin shqiptar.

Pamjet nga tapeti i kuq, mes shtrëngime të përzemërta duarsh, përqafimesh dhe buzëqeshjesh, zënë pjesën kryesore të kartolinës së ndarë nga kreu i qeverisë.

Një moment i veçantë ishte pa dyshim takimi i Ramës me kryeministren italiane Georgia Meloni, të cilës iu ul në gjunjë.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë” komentoi dje Meloni.

Një zgjedhje jo e rastësishme duket se ka qenë pa dyshim edhe kënga që shoqëronte pamjet.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb