Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca ka qenë e angazhuar përkrah Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të presidentit amerikan për të arritur paqen në rajon.

Macron shprehu mbështetje për përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump dhe vlerësoi angazhimin e tij për të sjellë paqen, duke theksuar se ai meriton respekt për këtë.

“Presidenti i ri amerikan erdhi në pushtet me angazhimin për të arritur paqen. Ai duhet të respektohet për këtë. SHBA bëri një propozim për armëpushim, por ne u shprehëm se duhet paqe, jo armëpushim. Armëpushimi është një propozim amerikan që u pranua nga Zelensky, edhe pse Ukraina është ende nën agresion. Prisnim përgjigjen e Rusisë, dhe përgjigja ishte qartazi: jo. Putin tha se duhet të kishte një takim në Turqi, por as kjo nuk ndodhi”, deklaroi Macron.

Presidenti francez bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë.

“Përballë cinizmit të Putinit, jam i sigurt që Trump do të reagojë, i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA-ve”, përfundoi Macron.

Pjesë nga fjala e Macron:

Kemi qenë krah Ukrainës që nga fillimi. Presidenti i ri amerikan erdhi në pushtet me angazhimin për të arritur paqen. Ai duhet të respektohet për këtë. SHBA bëri propozim për armëpushim, por ne u shprehëm se duhet paqe jo armëpushim.
Armëpushimi është një propozim amerikan që u pranua nga Zelensky edhe pse nën agresion. Prisnim përgjigjen e Rusisë, përgjigje që qartazi është: jo.

I kemi thënë Trump që duhet të bëjmë më shumë presion.
Putin tha që duhet të kishte një takim në Turqi por as kjo nuk ndodhi,.
Përballë cinizmit të Putinit, jam i sigurt që Trump do të reagojë, i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA-ve. Sepse propozimi ishte i tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb