Mirlind Daku “rrëmben skenën” me Rubin Kazanin. Sulmuesi shqiptar ia doli që të shënojë dopietë ndaj Khimkit, në ndeshjen e kampionatit rus, të luajtur në Arena Khimki.

Në minutën e 12-të, ai u shërbye mjaft mirë dhe me një të djathtë tokazi mposhti portierin kundërshtar.

Në minutën e 43-të, Daku pati shansin e artë që të shënojë përsëri, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Për të ardhur te goli i dytë, 27-vjeçari “tundi rrjetën” në të 58-tën.

Dy gola shumë të rëndësishëm për lojtarin e Kombëtares, i cili renditet i dyti në listën e golashënuesve në kampionat, me 14 gola.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb