Në qarkun e Lezhës po zhvillohet një garë e ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për mandatin e katërt.

Një votë e diasporës është bërë objekt kontestimi nga PS, e cila pretendoi se ishte e pavlefshme.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që vota është e vlefshme dhe i përket PD-së.

Procesi i numërimit tashmë është drejt përfundimit, mes tensioneve dhe vëmendjes së lartë publike.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb