Juventus do të përballet me Udinesen, në kuadër të Serie A. Në këtë takim, bardhezinjtë do tërkojnë 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qëndruar në lojë për Champions.
Për këtë ndeshje, Igor Tudor duhet të përballet me disa mungesa duke filluar nga tre të skualifikuarit Kalulu, Savona dhe Thuram. Përveç këtyre tre mungesave, nuk mund të llogaritet në shërbimet e Bremer, Cabal, Milik dhe Koopmeiners. Megjithatë, lajmi i mirë vjen nga Kelly dhe Cambiaso të cilët janë rikuperuar nga lëndimet përkatëse.
