Theo Hernandez dhe Milan, një “martesë” afër fundit. Kjo është ajo që shkruajnë mediat së fundmi, sa i takon të ardhmes së mbrojtësit.

Kontrata e lojtarit do të skadojë vitin e ardhshëm, qershor 2026, dhe për momentin nuk ka asnjë shenjë inkurajuese për një rinovim të mundshëm.

Për këtë arsye, lamtumira duket se është gjithnjë e më e afërt, me klubin që mund të arkëtojë para gjatë sesionit të merkatos së verës.

Sipas edicionit të sotëm të Corriere dello Sport, Real Madrid thuhet se është në gjurmët e tij. Klubi spanjoll është i gatshëm të bëjë ofertën përkatëse, e cila megjithatë do të jetë e ulët duke pasur parasysh sezonin e Theos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb