Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi nga Serie B. Nëse Brescias, i zbriten 4 pikë, kjo do të thotë se Sampdoria, e cila kishtë rënë nga kategoria në fund të sezonit të rregullt, mund t’i jepet një shans i dytë për mbijetesë në ndeshjet play-out.

Vendimi për Brescia-s vjen si rezultat i parregullsive në lidhje me pagesën e lojtarëve dhe stafit në muajin shkurt.

Në pritje të një vendimi zyrtar nga autoritetet përkatëse, ndeshjet play-out të Serie B janë pezulluar përkohësisht.

Nëse vendimi i fundit konfirmohet, Brescia bie në Kategorinë e 3-të.  Sampdoria e vendit të 17-të dhe Salernitana e të 16-tit, do të përballeshin në një ndeshje direkte, për të përcaktuar ekipin që mbijeton. Përfituesi më i madh i kësaj situate është Frosinone, që do shpëtonte përfundimisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb