Këtë të diel, disa persona po festonin në ambient të hapur pranë një bari në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, kur një burrë dyshohet se i ka sulmuar me thikë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, të paktën pesë persona janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Zyra e prokurorisë dhe policia njoftuan në mesditë se i dyshuari për sulmin është ende në arrati. Forca të shumta policore janë angazhuar në operacionin për ta gjetur dhe arrestuar atë. Autoritetet shtuan se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Nga të plagosurit, 4 janë në gjendje të rëndë dhe janë duke marrë trajtim spitalor, ka bërë me dije policia. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, janë konfiskuar disa thika, raportoi Spiegel.de.

Policia ka shpërndarë një fotografi të të dyshuarit dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë me informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij./Yahoo..com/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb