Europa është futur në një fazë të re të investimeve të mëdha në mbrojtje, me disa vende që planifikojnë shpenzime ushtarake në nivele të paprecedenta që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Gjermania ka sinjalizuar një ndryshim historik në politikën e saj të sigurisë, duke propozuar ndarjen e 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje, një hap që synon ta shndërrojë Bundeswehr-in në forcën më të fuqishme konvencionale në Evropë.
Ndërkohë, Polonia po forcon ndjeshëm krahun lindor të NATO-s, me një objektiv për të dyfishuar trupat e saj dhe për të përvetësuar armë të avancuara si sistemet HIMARS dhe avionët F-35. Franca, si e vetmja fuqi bërthamore e BE-së, thekson rolin global dhe rrit ndjeshëm buxhetin ushtarak përballë kërcënimeve nga Lindja., raporton DW.
Britania e Madhe mbetet një ‘lojtar’ kyç, edhe pse me trupa më të pakta, duke u mbështetur fort në teknologji të lartë dhe bashkëpunim me SHBA-në. Italia, ndërkohë, planifikon ristrukturimin e forcave tokësore, duke u fokusuar në fuqinë detare dhe ajrore.
Megjithatë, përkundër këtyre përpjekjeve të mëdha, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe India vazhdojnë të dominojnë renditjen botërore të fuqisë ushtarake. Kjo ngre pyetje thelbësore mbi efektivitetin afatgjatë të garës së armatimeve në Evropë, dhe nëse kjo do të çojë në një siguri më të madhe apo në një përshkallëzim të tensioneve.
