Pas rikonfirmimit të Ivan Gvozdenoviç në pankinë, kanë nisur të shihen edhe alternativat e mundshme për përforcimin e skuadrës.

Burimet pohojnë se ka pasur takime mes trajnerit, drejtorit dhe presidentit, ku janë diskutuar ata që do të largohen dhe dëshirat e serbit në afrime.

Ajo që për momentin dihet, është se nuk bëhet fjalë për një revolucion në merkato, por thjesht afrime me cilësi që të përforcojnë ekipin. Mësohet se merkatoja e lojtarëve do të fokusohet nga porta në sulm dhe do të ketë ndryshim rrënjësor të ekipit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb