Napoli do të synojë fitoren ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të Serie A, për të siguruar titullin kampion.
Për sfidën që do luhet në stadiumin “Maradona, interesimi ka qenë mjaft i lartë. Shitja e biletave filloi nga ora 15.00 dhe menjëherë, ishin 400 mijë tifozë që donin të shikonin ndeshjen nga afër.
Kujtojmë që Napoli ka grumbulluar 1 pikë më shumë se Interi, me këta të fundit që do përballen ndaj Comos.
Të dyja ndeshjet, luhen të premten.
