Volodymyr Zelensky tha se i kishte kërkuar Donald Trump të mos merrte vendime për Ukrainën “pa ne” përpara se presidenti amerikan të fliste me presidentin rus Vladimir Putin.
“I kërkova atij të mos merrte vendime për Ukrainën pa ne para bisedimeve të tij me Putinin”, – u tha Zelensky gazetarëve. “Këto janë çështje parimore për ne dhe shumë të rëndësishme” – shtoi presidenti ukrainas.
Ukraina nuk do të pranojë të tërheqë ushtrinë e saj nga zonat nën kontrollin e saj. Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ndërmjetësit e Moskës në bisedimet e Stambollit kishin kërkuar që ukrainasit të tërhiqeshin nga rajonet e pushtuara pjesërisht nga ushtria ruse.
(BalkanWeb)
