Kandidati fitues në listën e Tiranës pë partinë “Mundësia”, Erald Kapri theksoi në “LOG.” se kjo forcë politike nuk ka marrë votat e PD, por ata që e votuan janë elektorat që pëlqyen projektin politik të Mundësisë.
Kapri tha se gati 50 mijë vota në gjithë Shqipërinë dhe 2 mandate në Tiranë që fitoi partia “Mundësia”, është rezultat inkurajues ndonëse larg pritshmërive, një votë jep shpresë në të ardhmen.
I pyetur nëse do të pranojë “Mundësia” të bashkohet në një grup parlamentar me parti si PSD ku kryetar i grupit të jetë Tom Doshi, Erald Kapri tha se është totalisht kundër.
Erald Kapri: Në Shqipëri bëjnë vetëm llogari matematike, le t’i marrin votat tona t’i shumëzojnë për 2, prapë s’do arrijnë gjë. Ne kemi marrë votat tona, të cilat nuk shkojnë më tek PD, na kanë votuar për një projekt tjetër politik. Gati 50 mijë vota në gjithë Shqipërinë dhe 2 mandate në Tiranë, është rezultat inkurajues ndonëse larg pritshmërive tona, është një votë që na jep shpresë në të ardhmen.
Në zonat urbane më të rëndësishme jemi në 7-8 %, në Tiranë, 21 mijë vota, në zonat më të majta të Tiranës kemi marrë 8% kemi marrë vota të majta e të djathta që kanë votuar për projektin tonë politik. Që nëse nuk do të ishim ne, do të qëndronin në shtëpi, ose do tu cënohej vota nga pushteti.
T’ju them diçka interesante, kur u konfirmua mandati i dytë i Mundësisë, vajta atje ku numërohej vota e diasporës, më uronin eksponentë dhe nga PS dhe nga PD.
Sepse mandati i 37 i Tiranës që ne kemi qenë gjithnjë më afër, luftonin ta merrte PS dhe PD dhe ne. Madje diskutohej ta merrte PS, ne kemi luftuar deri në momentin e fundit t’ja merrnim PS-së mandatin e 83.
(BalkanWeb)
