Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar për 11 qarqe të vendit.

Zgjedhësit e diasporës kanë dhënë votën e tyre për kandidatë specifikë në kuadër të votimit preferencial, dhe rezultatet janë tashmë të konsoliduara për qarqet:

Kukës

Shkodër

Dibër

Durrës

Fier

Tiranë

Berat

Lezhë

Vlorë

Gjirokastër

Korçë

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të preferencës vijon ende për qarkun Elbasan.

Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare merr pjesë në votim përmes një procesi të strukturuar dhe të monitoruar, duke kontribuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve brenda listave zgjedhore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb