Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, për kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh të lidhur me një kompani në SHBA.

Berisha theksoi se çështja e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet, por është pjesë e veprimtarisë normale të PD-së. Sipas tij, një fondacion shqiptaro-amerikan, i njohur për veprimtarinë e tij atdhetare, ka ofruar shërbime përmes një kompanie të caktuar.

Berisha sqaroi se nuk ekziston asnjë vendim që tërhiqet kontrata, por theksoi se ka një klauzolë në marrëveshje që lejon palët të tërhiqen në çdo moment. Ai shtoi se kjo është një procedurë e zakonshme dhe se nuk ka asnjë problem lidhur me këtë proces.

Sali Berisha: Tani çështja që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD. Dhe ka një fondacion atdhetar shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpër një kompanie, për të cilën nuk ka asnjë vendim për të tërhequr por që ekziston një klauzolë që në çdo kohë palët mund të tërhiqen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb