Serbia do të kërkojë të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”, aty ku do sfidojë Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Para këtij takimit, trajneri i serbëve, Dragan Stojkoviç ka bërë publike listën paraprake.

6 futbollistë janë nga kampionati vendas, ndërsa vihet re mungesa e portierit të Torinos, Vanja Milinković-Saviç dhe mesfushorit Sergej Milinković-Saviç. Lista finale publikohet me 30 maj.

 

LISTA:

Portierë: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç.

Mbrojtja: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç.

Mesfusha: Sasha Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Raçiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç.

Sulmi: Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb