Bashkimi Europian “mund të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë”.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul e bëri deklaratën në margjinat e një takimi me homologët e tij të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Asgjë nuk na pengon të mendojmë për sanksione të reja. Derisa Presidenti rus Vladimir Putin të dorëzohet dhe të pranojë një armëpushim në Ukrainë, do të ketë gatishmëri të madhe nga ana e Evropës për të vendosur sanksione të mëtejshme kundër Rusisë”, tha Wadephul.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb