Vite me parë do konsiderohej një ëndërr ndërsa sot është një realitet krejt i prekshëm për të gjithë të rinjtë e jo vetëm që kanë një ëndërr të kenë një diplomë ndërkombëtare. Kjo falë Universitetit Luarasi dhe bashkëpunimit me “London School of Economics.

Në emisionin Vila24 me moderatoren Anila Çelaj ishin të ftuar pedagogët e nderuar të këtij universiteti të cilët shprehen edhe një herë krenarinë e të ofruarit kaq shumë për arsimin sot.

Geron Kamberi, Leudita Ademi Krist Bakiu dhe Denisa Kele rrëfyen për audiencën disa nga informacionet më të rëndesishme për maturantet e prinderit.

Denisa u shpreh se sot quhet fat të kesh në vendin tënd një mundësi të tille.

“Me kujtohet vetja kur isha në fazen e zgjedhjes së studimeve- pohon ajo. E kisha ëndërr të beja një shkollë jashtë Shqipërie. Sot të rinjë në një shkollë pajisen me dy diploma dhe ky është një shanc për tu mos humbur”, pohon ajo

Profesor Kamberi na njeh me degët që ofrohen në këtë bashkëpunin dhe janë realisht më të suksesshmet e tregut sot.
– “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”,
– “Bachelor’s in Finance”,
– “Bachelor’s in Business Administration”.

“Ka disa kritere pa diskutim, kjo për të ruajtur standartet e percaktuara e jo vetëm. Mesatarja mbi 7 dhe në lëndë të caktuara 8. Por kjo i jep kohe studentëve pasi të marrin rezultatet e maturës të vijnë e të zgjedhin degën e duhur për ta”, tha ai

Kele thekson edhe faktin e tarifave. Duhet shfrytëzuar pak edhe fakti që është viti i parë. Shumës totale të pagesës këtë vit ja lehtëson Hysenbelliu Grup që ka marrë përsipër të ulë me 2 mijë euro pagën e studentëve që do të përfitojnë.

Çdo ditë në Universitetin Luarasi zhvillohen orët e hapura ku prindërit e fëmijët mund të afrohen për të marrë me detaje të gjitha informacionet e duhura. E si gjithnjë janë rrjetet sociale gjithmonë aty me informacione të rifreskuara për kedo në çdo kohë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb