Mourinho e mbylli sezonin e tij të parë në Turqi pa asnjë titull. Trajneri portugez ka një kontratë të vlefshme deri në qershorin e ardhshëm me Fenerbahce, por shumë besojnë se përvoja e tij në Stamboll praktikisht tashmë ka përfunduar.
Arsyeja kryesore ka të bëjë me presionin nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila do të donte që “The Special One” të zëvendësonte Roberto Martinezin në pankinë, i cili nuk po bind drejtuesit.
Vetë Mourinho, megjithatë mohoi spekulimet, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Unë jam një person besnik. Herën e fundit që një klub më kontaktoi, e informova Fenerbahçen”- tha Mourinho.
