Kombëtarja shqiptare U-17 i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Gjermaninë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe fizioterapi, ndërsa grupi i lojtarëve që nuk u aktivizua në sfidën ndaj Portugalisë zbriti në fushë, ku stërvitja u përqendrua te puna me topin dhe situata të ndryshme loje.

Shqipëria U-17 do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e dytë të grupit ndaj Gjermanisë, që do të luhet të enjten, më 22 maj, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb