Ersi Zaganjori raportohet si largimi i parë nga Vllaznia. Mesfushori 20-vjeçar ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin kuqeblu.

Zaganjori ishte i huazuar te Feronikeli në pjesën e dytë të sezonit. Vllaznia e dërgoi mesfushorin e talentuar te Feronikeli në Kosovë.

Duhet thënë se në Shqipëri ka luajtur vetëm për Vllazninë, ndërsa është produkt i akademisë kuqeblu. Po ashtu më parë ishte pjesë e Kombëtares U-19.

Shkodranët janë pranë një eksodi masiv. Largimet e trajnerit Brdariç dhe drejtorit Tefik Osmani pritet të reflektohen edhe në skuadër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb