Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane, në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë.

Konferenca do të mbahet në orën 11:30 në ambientet e SPAK dhe ka në fokus trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, operacion i cili ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve.

Konferenca do të transmetohet me regji qendrore nga RTSH, ndërsa mediat do të kenë mundësi të ndjekin zhvillimet dhe të marrin pjesë në një sesion pyetje-përgjigje të kufizuar vetëm në çështjen e operacionit.

Ky është një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm mes institucioneve shqiptare dhe partnereve ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: