Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital.

Specialistët Sektorit të Qarkullimit Rrugor informuan se  drejtuesi i automjetit është proceduar penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb