Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Drenovë, në jug të qytetit të Korçës.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime të lehta për drejtuesin e tij. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, me pasojë daljen e tij nga rruga.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për mjekim. Fatmirësisht, sipas burimeve të spitalit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb