Gjatë vizitës së saj në Zvicër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit ngrohtësisht nga shumë shqiptarë që dikur kishin emigruar si refugjatë dhe që sot janë qytetarë të integruar të këtij shteti mik të Kosovës.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Osmani shprehu falënderimin e saj për pritjen e ngrohtë që i ishte bërë në Bernë, duke theksuar lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe diasporës shqiptare.

Ajo deklaroi: “Sot qindra mijëra njerëz me prejardhje nga Kosova jetojnë në këtë vend të mrekullueshëm. Përgjatë viteve kemi ndërtuar një bazë të përbashkët mirëkuptimi. Kemi thyer barriera dhe kemi ndërtuar ëndrra të përbashkëta. Së bashku kemi krijuar një partneritet unik, të pasur me miqësi dhe me lidhje mes njerëzve. Bijtë dhe bijat e atyre që dikur erdhën si punëtorë dhe refugjatë, sot janë mjekë dhe inxhinierë, artistë dhe ndërmarrës. Ata po ndërtojnë qëllimin e jetës, po forcojnë komunitetet e tyre këtu në Zvicër. Dhe çdo ditë ata ndihmojnë në shtyrjen përpara të mirëqenies së shtëpisë së tyre të re – Zvicrës.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: