Sulmuesi i PSG, Ousmane Dembélé dha mendimin e tij për finalen e Champions League ndaj Interit.

“Gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta, por ne kemi besim, sepse në vitin 2025 ishim shumë mirë dhe bëmë shumë përpjekje për të luajtur për kupën. Shpresojmë të ngremë trofeun”.

“Të luash në një finale të Ligës së Kampioneve është madhështore, është hera ime e parë dhe dua të shijoj çdo moment. Do ta jetoj me një buzëqeshje dhe përqendrim pasi e dimë që PSG nuk e ka fituar kurrë.”

Për Topin e Artë të mundshëm: “Kur luan për PSG-në ka diçka më të rëndësishme se një çmim individual”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb