Pas largimeve të janarit, te Partizani ka nisur një cikël i ri, i cili do të duhet të forcohet dhe të zhvillohet rrugës me afrime të reja e lojtarë që mund t’i shërbejnë ekipit. Por fakti është se të kuqtë e kanë në organikë një bazë lojtarësh, ku do të nisë gjithçka për në vazhdim, siç ndodhi në vitin 2021.
MBROJTJA – Reparti difensiv duket ai që ka më shumë resurse që ndihmojnë tani dhe mund të jenë vendimtarë edhe në të ardhmen. Në portë Qirko ka ofruar garanci, teksa në mbrojtje Preka, Sembene, Buxhelaj apo Bytyçi shihen si lojtarë që ofrojnë garanci për të ardhmen. Cilësi ka shfaqur edhe Janjeva, por së fundmi ai nuk është preferuar nga Gega.
TË TJERËT – Në fakt ky është një repart që ka vuajtur në këtë sezon dhe i vetmi që jep sinjale pozitive për të ardhmen, është Gjergji Kote. Një investim i madh i klubit është edhe Adnard Mehmeti, por dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar thuajse në asnjë moment që ish-mesfushori i Erzenit të tregojë cilësitë e tij. Në sulm pritet t’i jepet më shumë besim Kekos, teksa lojtarët e tjerë janë të gjithë në dyshim nëse do të qëndrojnë apo jo, me klubin që pritet të bëjë zgjedhjet.
