Benyamin Netanyahu pati një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, i cili shprehu ngushëllime të thella për vrasjet e tmerrshme të dy anëtarëve të stafit të ambasadës izraelite në Uashington.”

Lajmin e bëri të ditur zyra e Netanyahut.

“Kryeministri e falënderoi Presidentin për luftën kundër antisemitizmit në SHBA. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu luftën në Gaza dhe Trump shprehu mbështetjen e tij për qëllimet e Netanyahut: lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe avancimin e Planit Trump. Përveç nevojës për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore.”

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb