Nën dramatizimin, përshtatjen e regjinë e Endri Çelës, Teatri Eksperimental ngjit në skenë “Zullulandia”, një vepër të njohur të Faik Konicës, që njihet për gjuhën e pasur e mendjen e mprehtë sikundër për mesazhet e forta dhe të drejpërdrejta që trondisnin, shoqërinë shqiptare të pothuaj një shekulli më parë.

Në pamje të parë, ngjarjet vendosen në Afrikë dhe mes personazheve, kemi edhe një politikan.

Afrika e Konicës i ngjan një Shqipërie të mpakur e të brishtë. Në pjesë, në qendër janë zullutë, një popull i prapambetur i Afrikës dhe i shtypur nga kolonizatorët e huaj.

Shfaqja vë përballë  ambasadorin Denizullu-Serpen dhe  Plugun- I cili është I vetëdijshëm se bota po tallet si me ambasadorin edhe me popullin e tij.

Përtej kohës kur u shkrua, nevoja e Shqipërisë për tu konfimuar së jashtmi, pamundësia për të ndërtuar veten dhe zhgënjimi që I bën disa të ikin nga vendi, gjenden si në vepër, edhe jashtë saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb