Klevis Balliu, një nga drejtuesit politik të PD në Qarkun e Tiranës dhe kandidat në zgjedhjet e 11 Majit, ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 10 në kryeqytet. Ai ka falenderuar ata që votuan për opozitën e bashkuar, teksa i quan qëndrestarë.

Sipas Balliut, 11 maji ishte farsë elektorale dhe zgjedhjet nuk do të njihen. Sipas tij, Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë.

Postimi i Balliut:

“Me demokratët e nderuar të Degës 10, me të cilët pata kënaqësinë dhe privilegjin të punoja në këtë fushatë. Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj për punën e tyre të shkëlqyer. Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë. Faleminderit!”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb