Sipas Manchester Evening Neës, Manchester United po përgatitet për një tjetër revolucion. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shitja e futbollistëve si Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Antony janë prioriteti kryesor gjatë merkatos së ardhshme.

Të 3 sulmuesit janë aktualisht në huazim dhe United nuk ka ndërmend t’i ri-integrojë ata në skuadër.

Për Rashford me siguri do ketë interesim, pas një periudhe pozitive me Aston Villa. Jadon Sancho ka pasur një moment të vështirë te Chelsea dhe enigmë mbetet e ardhmja e tij.

Antony po shijon eksperiencën e tij te Real Betis, por klubi spanjoll nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përballojë blerjen e kartonit të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb