Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco deklaroi ditët e fundit se katalanasit do synojnë transferimin e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz.

Tekniku i The Reds, Arne Slot ka reaguar menjëherë, duke iu dhënë përgjigje spanjollëve.

“Çdo klub ka mënyrën e vet të të vepruarit. Unë nuk flas për lojtarë të klubeve të tjera që nuk i kemi nën kontratë.

“E kuptoj që ai (Deco) është një adhurues i madh i Luchos (Luis Díaz), sepse edhe unë jam. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe po bën një sezon fantastik. Por, nëse ai e tha këtë, a ka thënë gjithashtu që admiron edhe Mohamed Salah dhe Cody Gakpo?.

“Të gjithë ne admirojmë disa lojtarë. Edhe unë admiroj Lamine Yamal-in dhe Raphinha-n!”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb