Një helikopter ushtarak u rrëzua sot në mesditë pranë fshatit Naryshkino në rajonin Aryol të Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

I gjithë ekuipazhi i helikopterit ka humbur jetën.

Mediat ruse raportojnë se nga ngjarja nuk pati viktima midis popullsisë lokale.

“Në rajonin Oryol, një helikopter Mi-8 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar. Helikopteri u rrëzua në një zonë të pabanuar. Nuk ka dëme në tokë. Ekuipazhi humbi jetën. Shkaku paraprak i rrëzimit të avionit është një defekt teknik”, tha drejtoria e komunikimit të distriktit ushtarak Moash.

Dëshmitarët okularë raportuan për shpërthime menjëherë pas rrëzimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb