Policia Rrugore ka ndërmarrë një aksion në Tiranë për zhvendosjen e automjeteve që parkohen keq dhe zënë hapësirat publike. Gjatë orëve të fundit, Policia ka spostuar me karotrec, 10 automjete të pushuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar vendqëndrimet e autobusëve, korsitë e biçikletave si dhe ka ndëshkuar me masë administrative sipas dispozitave të kodit rrugor, secilin prej drejtuesve të këtyre automjeteve.

Policia ka shpërndarë edhe pamjet nga zhvendosja e këtyre automjeteve.

Për secilin rast shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet e dokumentacionit dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve, me masë administrative sipas dispozitave te kodit rrugor.

Kontrollet për këtë paligjshmëri, por dhe për paligjshmëri të tjera në fushën e qarkullimit rrugor, vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet që cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të mos parkojnë në vende ku bllokojnë lëvizjen e qytetarëve apo mjeteve të tjera. Gjithashtu, apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi reagimi i Policisë do të jetë i shpejtë dhe konform ligjit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb