Një 21-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Korçës pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. B., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb