Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu në lagjen “Çlirim” në Berat.

Sasia e vogël e lëndës plasëse,që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2-vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qera”.

Grupi hetimor po vijon veprimet,me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve, ndërkohë që janë sekuestruar prej tyre edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qenë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu.

Ky i fundit,në 24 Mars 2024 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb