Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku një 52-vjeçar është akidentuar gjatë punës.
Mësohet se i ndjeri ishte duke punuar në banesën e një tjetër personi për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit.
Por gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Njoftim i Policisë:
-Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
