Leksionet në lidhje me ndryshimet në stol te Partizani dhe te klubet e tjera të Kategorisë Superiore i kanë marrë të gjithë, por duket se një pjesë shumë e vogël po i vë në zbatim.

“Miti” i titullit, lidhur me numrin e trajnerëve brenda një sezoni vazhdon te Partizani. Ekipi i kuq nuk e fiton dot titullin në rast se ndërron trajnerin gjatë sezonit. Partizani e ndërroi tri herë trajnerin në këtë sezon dhe “mallkimi” u përsërit.

Me Gegën të kuqtë arritën të shkonin deri “Final 4”, por u eliminuan në gjysmëfinale në betejën me Egnatian, ku barazuan pa gola. Në dy rastet e fundit që kanë fituar titullin, të kuqtë e kanë mbyllur sezonin me të njëjtin trajner, fillimisht me Skënder Gegën dhe më pas me Xhovani Kolelën.

Ky edicion nisi me Abilaliajn në pak ndeshje, për të vijuar me Aleksandar Veselinoviç, që e drejtoi ekipin në pjesën më të madhe të sezonit. Pas shkarkimit të serbit, drejtimin e mori përkohësisht Abilaliaj, për t’ia lënë më pas timonin Gegës, i cili mbylli sezonin në vendin e tretë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb