Një alarm u aktivizua të dielën në mbrëmje në zonën e Little River, Karolina e Jugut, pasi një person i panjohur qëlloi me armë, duke plagosur të paktën 11 persona dhe duke i dërguar në spital.

Të shtënat ndodhën në një zonë banimi ku kryesisht ndodhen biznese që lidhen me lundrimin me varka. Autoritetet u njoftuan për ngjarjen kur morën raporte për qytetarë që po nxitojnë drejt spitalit me automjetet e tyre.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një rast të veçantë dhe të izoluar, por shkaku dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa personi përgjegjës nuk është kapur. Ndërkohë, një oficer policie që u nis shpejt për në vendngjarje qëlloi aksidentalisht veten në këmbë dhe është shtruar në spital, duke qenë në gjendje stabile./CNN Greece/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: