Ashtu siç e kishte paralajmëruar “Panorama Sport” prej disa ditësh, largimi i parë nga Vllaznia do të jetë Amir Kahrimanoviç.Kroati, të cilit i përfundon marrëveshje me kuqeblutë në fundin e këtij muaji, duket se nuk do të rinovojë në Shkodër. Burime të afërta pranë futbollistit konfirmojnë që ai nuk është kontaktuar aspak nga drejtuesit e klubit, madje, edhe pas vendosjes së Edi Martinit në krye të pankinës shkodrane, një telefonatë ka munguar për fantazistin, që duket se është totalisht jashtë planeve për 9 herë kampionët e vendit për sezonin 2025-26.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Erzenit aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij, Zagreb, ku po shijon pushimet dhe po mendon edhe për klubin e ardhshëm ku do të vijojë karrierën. Kahrimanoviç u afrua verën e shkuar te Vllaznia pas dy sezoneve ku spikati në Superiore me Erzenin. Me shkodranët gjatë edicionit 2024-2025, ai zhvilloi 24 ndeshje në kampionat duke shënuar 1 gol dhe dhuroi 4 asiste, statistika dhe performancë që nuk kanë bindur te Vllaznia që 26-vjeçarit t’i ofrohej një rinovim i kontratës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb