Një 49-vjeçar i identifikuar si Pavlo Fetau është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi ka goditur me sende te forta bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar nga banesa.
Bëhet me dije se bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
P. F., 49 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 22.05.2025, në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhunë në familje”, ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij dhe është larguar menjëherë nga banesa.
Bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
(BalkanWeb)
