Momenti i sikletshëm i presidentit francez, Emmanuel Macron teksa ndodhej ende në avionin shtetëror, pas mbërritjes në aeroportin e Hanoit në Vietnam, por që papritur drejt fytyrës së tij mbërrin një shuplakë, në dukje nga bashkëshortja Brigitte, ka bërë xhiron e rrjetit.

Shefi i Elysee ka bërë reagimin e parë për këtë episod, duke mohuar konfliktet me Brigitte. Ai ka thënë se më të po bënte shaka në atë moment, duke shtuar se ata bëjnë vazhdimisht gjeste të tilla.

“Video të pakuptimta. Thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh”, ka deklaruar Macron.

Reagimi i presidentit francez: 

“Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai, dhe “të gjithë duhet të qetësohen”. “Për mua, kanë kaluar tre javë. Nëse shikoni axhendën ndërkombëtare të presidentit francez, nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi, ka njerëz që kanë parë video dhe mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një takim kokë më kokë me presidentin turk dhe se tani po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, megjithatë ato tre video janë të vërteta. Pra, të gjithë duhet të qetësohen dhe të përqendrohen te lajmet e vërteta”, u shpreh presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb